Gjatë ditës së djeshme në LDK u ndryshuan emrat e nënkryetarëve si dhe një pjesë e kryesisë. Përpos kësaj Abdixhiku zhvilloi së fundi një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti si dhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani.
Pas kësaj, Abdixhiku ka deklaruar se do të zhvillojë një takim të radhës me Osmanin, sa i përket situatës së Presidentit të Kosovës.
Por analisti, Vigan Qorolli ka deklaruar se synimet e Abdixhikut për negociatat kokë me kokë me pretendenten për Presidente, Vjosa Osmani e kanë vetëm një qëllim: Ndarjen e shtatë deputetëve me VV-në dhe bashkimin e deputetëve të Listës së saj me LDK-në në një grup parlamentar.
“Kësisoj LDK nuk do të arrinte edhe një fitore pa luftë: opozita numër një në Kuvend, duke e tejkaluar në numra PDK-në me deputetë”, tha Qorolli. Sipas tij është kaq, asgjë më pak dhe asgjë më shumë.