Dritan Abazovic ka thënë se ç’kapja e shtetit në Mal të Zi ka filluar, dhe nuk e ka në plan të ndalet. Qeveria malazeze do të marrë vendime për shkarkimet e Bordeve të Drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Poashtu, ndryshime do të ketë edhe në menaxhimin e Aeroportit, menaxhimin e sistemit elektrik, atë të aviacionit ajror e ndërmarrjes së ujërave.
“U krijuan borxhe të mëdha dhe nuk u bë asnjë punë. Po fillojmë me reforma, dhe nuk do ndalemi. Qëndrimi arrogant ndaj buxhetit të shtetit dhe buxhetit lokal të ndërmarrjeve shtetërore ka qenë fenomen ndër vite, por që s’do ta lejojmë më”, ka thënë Abazoviq.
Ndryshe, Abazoviq po ia ngushton rrethin edhe kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, nga politikat e të cilit ankohen shqiptarët e Malit të Zi, tani e disa dekada. Me Pas arrestimit të djeshëm të drejtorit të Agjencisë për pasuritë e patunshme shtetërore, është shtuar pritja se ai do të paraqitet si dëshmitar i mbrojtur kundër Gjykanoviqit, si njeri i cili ia din të gjitha sekretet presidentit malazez.
Arrestimin e Gjukanoviqit Abazoviq e ka paralajmëruar edhe në fjalimin e tij me rastin e konstituimit të Kuvendit malazez, siç mund ta dëgjoni në videon më poshtë.