“A ke shumë lekë ti që je ministre, a blen çanta, këpucë, buzëkuqe?”, ja si i përgjigjet Olta Xhaçka vogëlushes (VIDEO)

E ftuara e parë e mbrëmjes “Në kurthin e Piter-Pan-it”, ishte ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Për shkak të Koronavirusit, fëmijët nuk janë të pranishëm në studio por ndërmjet videove direkte i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Një ndër vogëlushet e programit, Emeli, e apasionuar pas veshjeve dhe buzëkuqëve, e ka pyetur Xhaçkën nëse ajo ka shumë lekë, si ministre që është.

“Unë jam trazovaçe, i kam marrë mamit të gjitha gjërat, fustanet, takat, këpucët, ia shkatërroj të gjitha. Po ti Olta që je ministre a ke shumë lekë? A blen, çanta, këpucë, buzëkuqe?”, i tha vogëlushja.

“Më kujton vajzën time se edhe ajo ka shumë qejf të rregullohet. Unë nuk, jo se nuk kam qejf të blej, por si ministre nuk e kam kohën të blej çanta dhe këpucë dhe nuk e bëj shpesh. Do kisha dashur ta bëja, por jo”, u përgjigj ministrja.

VIDEO: