A janë Thaçi dhe Veseli patriotë? Kjo është përgjigja e deputetit të VV-së (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, është shprehur se secili qytetarë i Kosovës që ka dhënë kontribut në luftë është patriot.

I pyetur nëse patriotë janë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai ka vazhduar: Secili qytetar dhe qytetare e Kosovës që në një formë ose tjetër ka qenë pjesë e luftës, për mua dhe Lëvizjen Vetëvendosje është patriot-patriote dhe këto merita nuk mund t’i mohohen askujt”.

“Askush nuk ia ka vënë në pikëpyetje vlerat patriotike të tyre gjatë luftës”.

Ndërkaq sa i përket menaxhimit me pandeminë, Çeku në Info Magazine, ka thënë se Qeveria Hoti është dashur ta korrigjonte situatën.

“Në momentin që janë marrë vendimet për hapje nga Qeveria Kurti kanë qenë të kushtëzuara dhe detyra e kësaj qeverie ka qenë që ta përcillte gjendjen dhe të bënte korrigjime. Do të duhej të bënin një lloj menaxhimi dhe të mos vinte situata që të përmendet gjendja e jashtëzakonshme ose mbyllja – kthimi në pikën zero”.

Video: