Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati i ftuar në një interviste televizive ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Bushati ka preferuar që të mos zbulojë shumë detaje lidhur me marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se nuk përbëjnë interes për publikun.
Deklarata e Bushatit:
“Marrëdhëniet personale, raportet ulje-ngritjet nuk janë të rëndësishme për opnionin publik se bëhen objekt bisedash në kafene. E rëndësishme është që në një bashkësi politike të ketë rregulla edhe nëse anëtarët të ndryshëm mund të kenë pikëpamje ndryshe. Partitë politike nuk janë prona private por të mira publike. Kështu e kam konceptuar unë pozicionit tim, i bindur se duhet t’i drejtohemi shoqërisë. Është e rëndësishme që të drejtojmë një model të drejtë. Besoj se dhe tematika e Asamblesë së fundit ishte e përqëndruar tek këto elementë”, tha Bushati.