Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, merr 40 mijë e 725.72 euro në vit. Nga ky deklarim del se Çitaku e ka rrogën 3 mijë e 393 euro në muaj.
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë ka deklaruar para të gatshme në një bankë në Kosovë mbi 17 mijë euro dhe 500 euro në SHBA.
Në deklarimin e pasurisë, Çitaku ka deklaruar tri banesa të përbashkëta me familjen, një në vlerë 90 mijë euro, tjetra 40 mijë euro, dhe një banesë 52 metra katror për të cilën nuk ka treguar vlerën e saj.
Çitaku po ashtu ka deklaruar se ka të blerë një veturë Renault Clio në vlerë 6500 euro.