Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë të përgatitur nëse pandemia Covid-19 rikthehet sërish në vjeshtë. Në një lidhje për ABC News, ai ka thënë se nuk bëjnë parashikime për virusin, pasi edhe OBSH i ndërron shpesh deklaratat.
“Ne nuk na kapi as pranvera të përgatitur. Nuk ka se si të na kapi vjeshta. Faktet e kësaj kohe tregojnë se ne ishim shumë të përgatitur. Shqipëria është një nga vendet që e ka përballuar më me shumë sukses se vendet e tjera. Kemi numrin më të vogël të vdekjeve në rajon, numrin më të vogël të shtretërve të zënë dhe Shqipëria shkëlqen.
Nuk merremi me parashikime a do vijë në shtator a do vijë në tetor. Edhe OBSH e ka thënë edhe është detyruar të rikthehet tek ajo që ka thënë. Është një situatë që ka prekur të gjithë shtetet’, – u shpreh Rama.