A do të ishte e gatshme BE të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Soreca jep përgjigjen e prerë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka lënë të hapur bashkëpunimin edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.

Diskutimi:

Pyetje: Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD?

Soreca: Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast.