Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u pyet sot nga mediat për qëndrimin e tij në lidhje me fitoren e Sali Berishës si kryetar i PD-së.
“Nuk kam patur dyshim që Berisha është më i preferuari i simpatizantëve të PD në njërin krah të PD. Çështja është që kontestimi i PD është në një proces gjyqësor. Do të vendoset nëse do të jetë i vlefshëm ai statut apo statutit tjetër. Ka qenë një numër i madh i simpatizantëve, por ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në votim. Procese të tilla ku verifikohet shumica apo jo duhet të marrin pjesë të gjithë. Pa vendosur gjykata ne nuk e dimë kush statut është. E rëndësishme është që duhet një proces që duhet ti bëjë bashkë të gjithë demokratët”, tha Kreshnik Çollaku.