“Soros fshihet pas shpalljes sime non grata!” Publikohet fotoja që Sali Berisha do të donte ta zhdukte

Ish-lideri i PD Sali Berisha ka akuzuar treshen Rama-Soros-Basha si njerëzit të cilët fshihen pas shpalljes së tij non-grata dhe përjashtimit nga partia demokratike.

Ndryshe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili nuk e ka lakuar qoftë edhe një herë emrin e Sorosit në publik, Sali Berisha ka dhënë alarmin se George Soros dhe mafia e tij, janë një rrezik madhor për demokracinë shqiptare.

Po ashtu, Berisha ka aluduar edhe për një miqësi mes Sorosit dhe kryeministrit Edi Rama. Disa vjet vjet më parë, Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërsa sot e konsideron si rrezik për kombin shqiptar dhe si njeriun që ka korruptuar më shumë se kushdo tjetër politikanë mbi tokë.

Poshtë është fotoja që Sali Berisha do donte të fshihej nga rrjetet sociale dhe e vërteta është krejt ndryshe. Dikur Sali Berisha dhe Soros kanë qenë miq.

FOTO: