Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë, duke iu përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në takimin e sotëm në Fier, Berisha iu drejtua ambasadores duke i thënë se ka një dosje për të vetëm me shpifje.
“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” – ka shkruar Kim.