Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 18:00 për të zgjedhur drejtuesit e strukturave të reja të partisë, por edhe grupit parlamentar.
Pak minuta përpara nisjes, shkallët e selisë blu i ka ngjitur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD-së Gjirokastër dhe deputeti Tritan Shehu.
E ndërsa diçka komunikon, Berisha dëgjohet t’i thotë Dasho Alikos “me kënaqësi, patjetër”.
Theksojmë se Lulzim Basha ndodhet përpara një vendimi shumë të vështirë, pasi në fund të muajit korrik ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i kërkoi që të largonte Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi e shpalli “non grata”.
FOTO: