Edi Rama ka premtuar që në vitin 2014 ndërtimin e rrugës së Arbrit, e cila do të krijonte një lëhtësi shumë të madhe, kryesisht për banorët e Dibrës.
Artisti i humorit Ismet Drishti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me një deklaratë që Kryeministri Rama, ka bërë në vitin 2014, ku thoshte se: “nuk iki nga kollltuku i Kryeministrit, pa mbaruar rrugën e Arbërit”.
Ai ka kërkuar nga kryeministri i vendit që ose ta mbarojë atë rrugë të nisur e të lënë pas dore, ose t’i thotë dibranëve sa punë vullnetare u takon që ta mbyllin njëherë e mirë këtë histori.
Postimi i Drishtit:
“Në 2014-ën, ndërsa bënte fushatën e passhukriut në Dibër, Rama tha se nuk iki nga kolltuku i Kryeministrit pa mbaruar rrugën e Arbërit!Mbarojeni atë shkërdhatë rruge ose na thoni nga sa ditë punë vullnetare na takojnë se vdiqëm”-thote ai.