Avokati i njohur Spartak Ngjela ka renditur tetë defektet tona thelbësore në këtë kohë historike që po jetojmë. Sipas tij, deri tani, që nga viti 1912, të gjitha elitat politike, kanë shitur interesin kombëtar
Postimi i Spartak Ngjelës
“Çdo shoqëri, në çdo kohë historike, ka defektet dhe cilësitë e veta.
Cilat duket se janë sot defektet tona?
Tetë janë defektet tona thelbësore, në këtë kohë historike që po jetojmë.
Ne shqiptarëve:
1. Na mungon qartësia në lidhje me atdheun: pa atdhe, je jetim.
2. Me mendjelehtësi, mendojmë se diku gjetkë është më mirë, dhe e kuptojmë se në Shqipëri është më mirë nga kudo, vetëm atëherë kur jemi larguar prej saj.
3. Nuk i respektojmë elitat, dhe adhurojmë njeriun e rëndomtë.
4. Dashuria për njeriun e rëndomtë, na ka hequr mundësinë e zhvillimit të madh.
5. Midis një gënjeshtre të madhe dhe një të vërtetë të vogël brenda saj, adhurojmë gënjeshtrën e madhe.
6. Nuk jemi pasionantë ndaj dogmave fetare, por i duam shumë përrallat për historinë false, dhe na magjepsin tregimet antishkencë.
7. Kemi inteligjencë të lartë, por nuk e vëmë në lëvizje atë në Shqipëri, por jashtë Shqipërisë
8. Deri tani, që nga viti 1912, të gjitha elitat politike, kanë shitur interesin kombëtar.
Po cilësitë tona pozitive, cilat janë?” – shkruan Ngjela.