Erion Braçe përballet me të papriturën në mesnatë teksa ishte në shtëpinë e tij, publikon videot dhe shpërthen i revoltuar (VIDEO)

Zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar përmes disa postimeve në rrjetet sociale, problemin shqetësues me të cilin po përballet çdo ditë. Ai ka denoncuar shqetësimin e tij në lidhje me zhurmat që bëjnë makineritë që po punojnë në një pallat në ndërtim afër banesës së tij.

Denoncimet e tij nisën mëngjesin e ditës së djeshme, ku zhurmat i “prishën gjumin”, ndërsa edhe ankesa e tij te punëtorët nuk u mor parasysh. Por nuk u mbyll me kaq, pasi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Braçe vijoi të denoncojë zhurmat që bëheshin nga pallati në ndërtim, të cilat nuk e lejonin të qetësohej dhe të flinte.

Disa denoncime me video njëra pas tjetrës postoi zv.kryeministri në rrjetet sociale, duke u ankuar se zhurmat vijonin edhe pas orarit për ndalim qarkullimi, teksa tregon se përgjigja që mori nga pronari i firmës që po kryen punime ishte e shkurtër dhe ironike: “Ne nuk bëjmë muzikë, ne bëjmë zhurmë. Për zhurmat nuk ka orar”.

Videot: