Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha sot se Mali i Zi kishte refuzuar kërkesën e Serbisë për të dorëzuar armët që mori si dhuratë nga Rusia përmes detit në portin e Tivarit dhe më pas me tren në Beograd.
Lazanski pohoi se për shkak të vendimit të Podgoricës, Serbia duhej të linte mënjanë “20 herë” më shumë para në mënyrë që të transportonte armët e dhuruara me aeroplan, raporton rtcg.
“Dy herë i kërkova kolegut tim, ambasadorit malazez në Moskë, Scepanoviq, të telefononte Podgoricën dhe të linte armët të shkonin me anije. Përgjigja e ministrit të mbrojtjes malazeze ishte se ne duhet të paguanim për transportin ajror, i cili na kushtoi shumë”, tha ambasadori serb.
Ai shtoi se armët arritën në Serbi përmes disa vendeve të NATO-s, të cilat lejuan fluturimin e aeroplanëve nga Rusia.“Rezulton se Mali i Zi është më shumë anëtar i NATO-s sesa disa vende të tjera”, deklaroi ambasadori.