Gazetari Genc Burimi teksa u ndal sot tek anëtarësimi në BE i Shqipërisë, i dërgoi një mesazh kryeministrit Rama. Burimi u shpreh se sot Rama ka një problem real si do t’ia shpjegojë popullit të tij pse nuk hapen negociatat.
“E thjeshtë nuk plotësohen kushtet. Ç’punë kemi ne të bëhen zgjedhjet në Bullgari që të ketë një maxhorancë, të zgjidhen problemet me Maqedoninë e Veriut. Është një mbrojtje e thjeshtë shumë burracake. Është problem merite, nuk e meriton sot Shqipëria. Po u hapën negociatat është çështje politike për të mos pasur influencën ruse e kineze, po të jetë për kushtet…Të bëjë sondazhe Rama në vendet e BE se çfarë opinioni kanë për Shqipërinë. BE e mori vendimin politik dhe tha e marr këtë vendim me një kusht, ose të dyja vendet ose asnjëra. Faji është i Ramës. BE këtë plan loje nuk e ndryshoi, është koherente”, tha ai.
Lidhur me atë që thotë Rama për një rënie të entuziazmit për BE në rajon, Burimi tha se Rama bën politikë për konsum të brendshëm.
“E shpik Rama për të bërë shantazh. Argumenti i parë që kujdes se do ftohet opinioni publik është blof. Versioni tjetër është i drejtë, që Perëndimi mund të ftohet nga vendet tona. Ne nuk po i aplikojmë siç duhet parimet bazë të demokracisë. Ndaj BE thotë ta frenojmë një moment se këto vende nuk janë të afta për vlerat tona. Nuk ka pse Rama të fajësojë Perëndimin. 8 vjet zbulojmë sot gjëmën në Ministrinë e Brendshme, në atë ministri që na mbronte. Është skandal. Ia kemi thënë Ramës, ia tha FMN kujdes me koncesionet. Jo thoshte Rama. Ia ka fajin Perëndimi? Është ai në bankën e të akuzuarve, jo Perëndimi. Nuk është normale që vidhet kjo para lum që ai e pranon vetë që prokurimet kanë qenë me probleme”, tha Burimi.