Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar operacionet e SPAK, në sajë të të cilëve janë vënë në pranga disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Topi thotë se është vetëm fillimi, mirëpo është i mendimit që këtij institucioni po i ushtrohet një presion shumë të madh nga qytetarët, mediat, politika.
“Nuk besoj që Politika të ketë hequr dorë në mënyrë absolute se ndryshimi nuk vjen menjëherë, një gjë nuk shoh mirë, që institucioni i SPAK është futur në okelion e debateve politike apo mediatike.
Institucioni duhet të punonte i qetë, por kam parë që ka shumë kohë televizive, dhe gazetat hapen me këto titujt dhe eksperienca është e keqe, një presion i madh mediatik destabilizon çdo njëri, ato i kanë konturet institucionale.
Nëse hapet një çështje ku të dhënat janë konkrete, në abuzime financiare, patjetër janë ata aty. Institucioni duhet të shoh dominancën e problemit, nëse nuk i merr çështjet e mëdha është një problem i madh, nëse nuk merret me problemet e mëdha, atëherë humb besueshmërinë, të merren me tenderat e fuqishëm që e kanë çuar Shqipërinë nga pikëpamja ndërkombëtare gropë”, – tha Topi në Report tv.