Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë tre ditë më parë. Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha.
Analisti Ilir Demalia shkruan se ceremonia është zhvilluar në një jaht privat në Dubai dhe i ka dhuruar unazën e martesës me vlerë 20 mijë euro.
Sipas tij, ndërkohë që nipi i diktatorit Enver Hoxha feston në luks, të persekutuarit gjatë regjimit komunist presin në radhë për këstet dhe dëmshpërblimet ose kompensimet e pronave.
“Dekomu(t)nistizimi. Nipi Enver Hoxhës, Ermali, e bën ceremoninë e martesës në një jaht privat në Dubai dhe i dhuron Shkurtës, unazën e martesës me vler? mbi 20 mijë Euro. Të persekutuarit dhe pronarët e sekuesttuar gjatë regjimit komunist të gjyshit të Ermalit, le të presin radhën për këstet e persekutimit dhe kompesimit të pronave apo të vihen në radhë për ndonjë copë llamarine tek Presidenti, bashkë me veteranët e LNÇ, si baskëvuajtës e bashkëfajtor. Kjo është demonshkërdhatokracia demokratike. E gëzofshi dhe përparofshi. Ata që ishin janë”, – shkruan Demalia.