Udhëheqësi i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq, Palma, u bëri thirrje qytetarëve serbë të mos shkojnë për pushime verore në Shqipëri.
Markoviq ka thënë se është e pakuptueshme për të që dikush mund të shkonte në det në një vend i cili, siç tha ai, “ua përkujton atë që shqiptarët ua bënë serbëve”.
“Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë: “Jam mirë në Shqipëri”. Ne nuk duhet ta harrojmë atë që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen mizori të tmerrshme ndaj serbëve dhe kur të gjithë serbët u dëbuan falë shtetit të Shqipërisë”, citohet të ketë thënë Markoviq.
Markoviq i ka inkurajuar serbët të shkojnë në Greqi.