Studimi: Si shtegtojnë zogjtë duke përdorur fushën magnetike të Tokës

Misteri se si zogjtë shtegtojnë në distanca të mëdha mbi tokë dhe det është një hap përpara për tu zbuluar. Duke studiuar robinë, shkencëtarët kanë gjetur të dhëna se si zogjtë e ndiejnë fushën magnetike të Tokës.

Ashtu siç mund të zbulojmë me një busull magnetike se në cilin drejtim është veriu apo jugu, zogjtë mendohet se kanë një “busull të gjallë” të ndërtuar.

Një kimikat në sy që është i ndjeshëm ndaj magnetizmit mund të jetë prova e kësaj teorie, sipas një studimi të ri.

Peter Hore, profesor i kimisë në Universitetin e Oksfordit, tha se mund të ndodhë që zogjtë mund të “shohin” fushën magnetike të Tokës, megjithëse nuk e dimë këtë me siguri.

“Ne mendojmë se mund të kemi identifikuar molekulën që lejon zogjtë e vegjël emigrues të zbulojnë drejtimin e fushës magnetike të Tokës, gjë që ata padyshim mund ta bëjnë dhe t’i përdorin këto informacione për t’i ndihmuar ata të lundrojnë kur shtegtojnë mijëra kilometra”, tha ai për BBC News.

Për shumë dekada, shkencëtarët kanë hetuar se si zogjtë, breshkat e detit, peshqit dhe insektet ndiejnë fushën magnetike të Tokës dhe e përdorin atë për të gjetur rrugën e tyre. /Abcnews.al