Qyteti më i shtrenjtë i botës për punëtorët e huaj nuk ndodhet as në Europë, e as në SHBA.
Si per çudi, listën e hartuar nga kompania e konsulencës, Mercer, e kryeson Ashgabati, kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore.
Ky qytet me 1 milionë banorë kapërcen edhe Hong Kongun që renditet tani i dyti, pasuar nga Bejruti në Liban dhe Tokio dhe Japoni. Raporti vjetor rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë, duke përfshirë, banimin, transportin dhe ushqimin. Mercer sqaron se ka analizuar më shumë se 200 mallra dhe shërbime gjatë hartimit të raportit.
Përveç Ashgabatit, Hong Kongut, Bejrutit dhe Tokios, në 10 vendet më të shtrenjta në botë për punëtorët e huaj janë përfshirë edhe Zyrihu, Shangai, Singapori, Gjeneva, Pekini dhe Berna.