Berisha vërtet u shpall “non grata” nga SHBA, por referuar këtij zhvillimi politik, a mund të ketë kjo dhe pasojë penale. Që do të thotë, a mund të ketë procedim për akuza të caktuara nga përtej oqeanit nga autoritetet shqiptare.
Kësaj i është përgjigjur së fundi kreu i SPAK-ut Arben Kraja. “Lista është një proces që ndodh ne SHBA. Ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal.
Ajo që unë garantoj është se çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë edhe në bllokimin e pasurisë për çfarëdo që të vijë”, argumentoi ai.