Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në një takim Kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore të Turqi. Kreu i qeverisë nënvizon se vizita po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive.