Ka shumë aludime se Edi Rama nuk e do më as kryetar bashkie Lelin. I pyetur lidhur me këto aludime dhe deri ku mund të shkojë hakmarrja ndaj Dritan Lelit, gazetari Arian Çani tha për MCN TV se qëllimi i kryeministrit nuk është ta shkarkojë, por ti nxijë jetën derisa të japë dorëheqjen.
“Nuk e di procedurën se si mund ta shkarkoj, por qëllimi nuk është ta shkarkojë, por t’i nxijë jetën. Do ia bëjë jetën aq të vështirë saqë ai të thotë ç’mu desh që i thash jo. Askush nuk do të donte të ishte në pozicionin e tij tani. Rama është një kameleon, dinak, një njeri i urtë, është aktor, bën teatër dhe në fund të shkel me këmbë. Unë e respektoj Lelin sepse më duket qytetar por ja ku përfundojnë ata që i thonë jo perandorit”, tha Çani.