Analisti Artur Zheji është shprehur se nuk beson që Lulzim Basha ka shitur ish kryeministrin Sali Berisha tek ndërkombëtarët.
Një diskutim i tillë është bërë së fundmi pas shpalljes “non grata” të Berishës, ndërkohë që Zheji i ftuar në studion e “Log.” theksoi se Berisha i ka marrë mesazhet, ku në Ballkan po tentohen të sillen në skenë politikanë të butë.
Deklarata Zhejit:
“Një politikan si Berisha, agresiv, sulmues do të kishte nevojë për të pasur Bashën që ta shesë. Ka kaq shumë armiq. Ai është armikrijuesi më i talentuar. Nuk mendoj kurrësesi që Basha e ka shitur. Unë mendoj se Berisha i ka marrë mesazhet për tu larguar përfundimisht nga politika, në Ballkan duan personalitete jo shumë të forta, të lakueshme, kjo prodhoi me kaq sa s’dimë ne shpalljen non grata. Nuk mund të hamendësojmë. Basha është në të njëjtën kohë më i dobët edhe më o fortë. Më i dobët se deri dje thonin djali i Berishës, kur ikën babai djali është më i dobët. Por është edhe më i fortë tani se kushdo tjetër në PD. Të gjithë ata mendojnë se Basha duhet të bënte më shumë janë me vetëdije keqdashës. Po të bënte akte do thonin është anti-amerikan edhe ky,” u shpreh analisti.