Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë diskutuar në lidhje me nismën e PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’, Lubonja theksoi se presidenti ka mbrojtur në kaq kohë shtetin nga kapja totale. Zheji vlerësoi se Rama do që të zhdukë politikisht të gjithë kundërshtarët e tij politikë, që të mund të mbretërojë i vetëm.
Fatos Lubonja: Meta, përpos gjuhës pak agresive, ka qenë mbrojtës nga kapja e shtetit. Anëtarët e Komisionit janë ushtarë. Rama thotë jam i mirë e këta të këqinjtë, por po i merr nga forca. Meta nuk është larg burgut, sepse Rama thotë këta kanë frikë nga drejtësia. Është Rama ai që ka vjedhur bashkë me kriminelët. Historia ka treguar se edhe përsëritet, nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë.
Artur Zheji: Supozojmë se Meta ka bërë tejkalime kushtetuese. E zëmë se Meta ka bërë tejkalime. Rama do që të eliminojë një kundërshtar politik, që të jetë i qetë në pashallëkun e tij.