Jola Hasimi së bashku me bashkëshortin e saj janë pronarë të një biznesi në Firence të Italisë fqinje, ku jetojnë prej vitesh. Ata prodhojnë aksesorë luksi, çmimet e të cilëve shkojnë në mijëra euro.
Hasimi nuk i shpëtoi pyetjes së Blendi Fevziut, se çfarë çmimi kishte asksesori më i shtrenjtë që ajo tregton…
Pjesë nga intervista në Opinion
Jola Hasimi: Kam shkuar 18 vjeçe drejt Firences në Itali.
Blendi Fevziu: Ke shkuar në kushte normale?
Jola Hasimi: Po-po në kushte krejt normale. Menjëherë kam filluar studimet për Fashion Design. Kam pasur fatin e madh që kam shkuar në familjen e tani tim shoqi, kështu që kam pasur gjithë përkrahjen, nuk e kam ndjerë ndoshta atë peshën e madhe të fillimit në një vend të ri. Fillova studimet atje, jam diplomuar prej disa vitesh. Prej vitit 2014, unë e im shoq kemi themeluar markën artizanale Jola Hasimi që operon në Firence.
Blendi Fevziu: Edhe ju biznes tuaj? Dhe merreni me?
Jola Hasimi: Modë, por pjesë unike, edicione të limituar të bëra në përmasë. Që do të thotë ne nuk prodhojmë sasi. Ne jemi të fokusuar tek aksesorët e luksit, çantat, këpucët, rripat, parfumet.
Blendi Fevziu: Pezzo unico? I prodhoni?
Jola Hasimi: Ekzakt. I prodhojmë sipas dëshirave të klientit.
Blendi Fevziu: Tani ti e di që shqiptarët kanë një fiksim, po nuk të pyetën sa lekë kushtojnë këto që prodhoni ju nuk quhet.
Jola Hasimi: Varet, pjesa më e shtrenjtë që kemi në koleksion…
Blendi Fevziu: Çanta më e shtrenjtë që bëni?
Jola Hasimi: 85 mijë euro.
Blendi Fevziu: 85 mijë euro? Puu… Po kështu pak më të lira nuk ka?
Jola Hasimi: Natyrisht ka, por nuk janë për shtresën e mesme le ta quajmë, janë gjithmonë të shtrenjta.
Blendi Fevziu: Çfarë janë klientët kryesisht? Janë italianë apo ndërkombëtarë?
Jola Hasimi: Klientët kryesorë që ne kemi janë prej Dubai, Emiratet dhe rusët. Dhe jemi shumë të kënaqur.