Ardit Gjebra trokiti mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e këngëtares Marsela Çibuaj për ta shoqëruar drejt skenës së “Kënga Magjike”, por këtë herë si bashkëprezantuese dhe jo si pjesmarrëse me këngën e saj.
Teksa e shoqëronte me limuzinë për në skenën e madhe, Arditi u shpreh se për herë të parë pas 22 vitesh si producent mund të konkurrojë me një këngë në “Kënga Magjike”.
Diskutimi:
Marsela: Sonte për mua realizohet një ëndërr, një ëndërr shumë e madhe që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Prezantimi I ‘Këngës Magjike’. Mëgjithatë nëse nuk do të isha në këtë rol kaq të rëndësishëm do kisha ardhur sigurish me një këngë. Konkurrente prap. Do ta kisha titulluar këngën “Një udhëtim Magjik”.
Arditi: I bie ta këndonim duet.
Marsela: Duet bashkë.
Arditi: Po.
Marsela: Jo Ardit, ose konkurrent ose producent. Zgjidh njërën nga të dya.
Arditi: Sonte producent. Vitin e ardhshëm konkurrent me ty me këngën “Një duet magjik”.