Në rubrikën e vërtet e pavërtetë të Prive-s, Mc Kresha i ka dhënë fund aludimeve që do të lërë muzikën për shkak të fesë.
Për shkak të një fotoje që qarkullon në rrjet të Mc Kresha me hoxhë Fatmir Latifaj për faljes së xhumas u përhap lajmi që Mc Kresha do të linte muzikën për shkak të fesë. Falja e xhumas është një lajm i ri pasi Kresha është një praktikues i devotshëm i fesë islame.
Në lidhje me planet për shkëputja nga muzika, reperi nga Mitrovica ka pohuar se s’do jetë e largët dita, por kjo nuk ka për të ndodhur për shkak të ndonjë motivi tjetër, përveç moshës, duke i lënë radhë gjeneratave të reja. Deri atëherë, reperi ka akoma shumë hite për t’i dhënë industrisë së muzikës dhe adhuruesve të muzikës së tij.