Në përfundim të fjalës së tij në Tropojë, kandidati për deputet në listën e PS në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj bëri disa kërkesa publikisht para kryeministrit.
Por në një moment, Rama ia tërhoqi mikrofonin me forcë për të bërë batutë dhe më pas bëri premtimin se pas 25 prillit, vizitën e parë si kryeministër në rast se fiton zgjedhjet, do ta bëjë në Tropojë.
Petrit Malaj: Dua sepse kështu e kam filluar bisedën me kryeministrin. Dua t’i marr fjalën për 2-3 gjëra. Këtu kemi një spital që ka nevojë që nesër qeveria juaj ta rikonstruktojë. Së dyti, është një rrugë që e përmenda më parë, Zogaj – Qafë e Prushit që ne së bashku duhet ta asfaltojmë, asgjë më shumë s’doja.
Edi Rama: Se më pëlqeu kjo, asgjë më shumë s’do. Po cfarë t’i bëjmë rrugës, ta asfaltojmë e ta shtrojmë me sheqer.
Petrit Malaj: E treta, Unaza e Bjeshkëve, ma keni thënë në zyrë se është jetë për këta njerëz. Është hapur rruga por duhet rregulluar dhe një gjë, këta qytetarë që shikoni këtu shkojnë në Kukës për një vërtetim për të marrë një vulë. Për një certifikatë, shkojnë për të kolauduar nga Bajram Curri në Kukës. Këto duam t’i rregullojmë.
Edi Rama: Po të ishte Luli, do thoshte do bëjmë shumë me tepër. Unë nuk di të premtoj pa i parë si janë, por ju them një gjë. Nëse ju thashë më parë që sidoqoftë, edhe sikur këtu të vazhdojë kërkesa për sapun për djathë, do vazhdoj të bëj se Tropoja është një nga ato pjesë të Shqipërisë që janë motor për Shqipërinë. Nëse do ta bini Petritin në parlament, unë të parën vizitë si kryeminstër pas 25 prillit do e bëj në Tropojë dhe natyrisht jo për të mbajtur fjalime, por për të thënë si do bëjmë, kur do e bëjmë.