Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar ashpër lidhur me grevën e kontrollorëve në Rinas. “Janë në depresion, por kontollorë zestë pse vajtën dhe humbën punën, dhe lirinë.! Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës? Rrini të qetë. Nesër fillojnë fluturimet, por mjerë kontrollorët nëse janë edhe të paguar”, – ka shkruar Ngjela mbrëmë në Facebook.
Postimi i Ngjelës:
“Ç’janë këta budallenj që dëgjojnë të deprimuarit nga akuza për korrupsion dhe
bllokojnë Areoportin Nënë Tereza në Tiranë?
Ku mund të bllokohet dot një aeroport në një vend të NATO–s? Kurrë!
Budallenj: pse pak kontrollorë ajrorë ka në Uashington dhe në Berlin. NATO ka qindra aeroporte ushtarakë, dhe po kaq janë bazat amerikane.
Kaq të leshtë paskan qenë drejtuesit politikë të kontrollorëve dhe vetë kontrollorët!!!
Në datën 25 prill NATO ka në Shqipëri stërvitjen DEFENDER… Saliu dhe Meta do ta ndalojë këtë? Hajde mendjengushtësi, hajde!
Janë në depresion, por kontollorë zestë pse vajtën dhe humbën punën, dhe lirinë.!!!
Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës?
Rrini të qetë. Nesër fillojnë fluturimet, por mjerë kontrollorët nëse janë edhe të paguar.” – shkruan Ngjela.