Edmond Budina ditët e fundit ka bërë reagime të ashpra kundrejt aktorëve të cilët janë përfshirë në fushatat elektorale të partive. Ai sulmoi hapur aktorët më të talentuar shqiptarë për këtë arsye. Bëhet fjalë për Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën të cilët ai i kritikoi përse janë përshirë në politikë.
Megjithëse aktorët e famshëm shqiptarë kanë bërë kundërpërgjigjet e tyre, këtë herë edhe Alfred Trebicka i ka treguar vendin. “Për mua është shumë normale, që të jenë, në aspektin parimor nuk ka asnjë problem që të jenë. Gjykimi nga pozita partiake e politike pastaj është subjektiv.
Ky më pëlqen se ka folur për PD, partinë tate dhe e kundërta se është me PS-në. Po pse Edmond Budina është në nevojë që mbështet PD, nuk ka sens ky qëndrimi i tij?”, shprehet Trebicka për ‘Breaking’.