Presidenti Ilir Meta duket se është angazhuar fuqishëm në fushatën elektorale duke braktisur kështu postin e rëndësishëm që mban. Meta ka udhëtuar sot drejt Vlorës sëbashku me këshilltarin e tij Tedi Blushi.
Ai është ulur për të konsumuar një kafe në Lungomare. Siç shihet edhe në foto, presidenti Meta nuk është shoqëruar nga truprojat e tij. Po ashtu Meta është i ulur në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.