Gazetari Blendi Fevziu ka ftuar kryedemokratin Lulzim Basha të marrë shkopin, dhe të shpjegojë premtimet e tij në ekranin e madh, por përgjigjja e krydemokratit e ka habitur.
Pjesë nga biseda:
Basha: Ky është një aplikacion që ndodhet te “Shqipëria fiton”.
Fevziu: Uuu dolën këto, hajde se këto me shkop janë të bukura.
Basha: Nuk e kam qejf shkopin.
Fevziu: Hajde, nuk ke zgjidhje.
Basha: Të ftoj të bësh diçka me që e ke shkopin në dorë.
Fevziu: Hajde tani, do të bëhesh kryeministër dhe nuk lëviz nga vendi?
Basha: Unë nuk ulem fare për atë punë…
Basha: Vendos një rrogë aty.
Fevziu: Rrogë? Mentor, sa e ke rrogën?