Largimi i Altin Bashës nga Top Channel pas 17 vitesh në Portokalli ka qenë një nga lëvizjet më të komentuara në mediat shqiptare. “Kosherja” në ABC News është tanimë programi i humorit nën regjinë e tij, për të cilin Rezart Veleshnja ka disa rezerva të ashpra.
Aktori i njohur i “Portokalli” ka akuzuar sot Altin Bashën përmes një Instastory për vjedhje të skeçeve të tyre, duke theksuar se emisioni i ri i tyre është një hiç.
“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po shkruaj këtë si letër e babagjyshit të Vitit të Ri, mos vidh më për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmon gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel more shtëpinë e Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën, e ka luajtur Flor Binaj para 3 vjetësh. Teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur edhe nga Topi dhe s’ke lekë të përballosh gjyqet. PS: Meqënëse ke ikur te TV Klan (që çfarë nuk ke vjellë për Frangajn) ke të fala nga Sandri”, shkruan Veleshnja.