Pas humbjes së betejës gjyqësore me Bashkinë e Tiranës për ambientet e katit të tretë në ish godinën e vjetër të PD, kryetari i FRD-së Sali Shehu është braktisur ‘në bllok’ edhe nga e gjithë kryesia e partisë.
Kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës, duke dalë hapur në mbështetje të PS-së. Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Veliaj ka ndarë në rrjetet sociale fotot e takimit me Kryesinë e FRD-së, që vjen si refuzim ndaj dhunës së përdorur nga Presidenti Meta dhe kryetari i FRD, Sali Shehu për të mbajtur të uzurpuara ambientet publike që janë pronë e Bashkisë së Tiranës.
“Me miqtë e FRD, – asaj qytetare me kulturë që nuk zapton! Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, ndaj bashkë për më shumë punë se s’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.
Bashkia e Tiranës i ka kërkuar kryetarit të FRD, Sali Shehu, të lirojë katin e tretë të ish selisë së PD, e cila është në pronësi të bashkisë, pas përfundimit të kontratës 4 vjet më parë. Sipas bashkisë, kryetari i FRD është përfituar jo ligjërisht nga mbajtja e zyrave në fjalë.