Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Shkodër ku edhe po prezanton kandidatët e këtij qarku.Si një bastion i djathtë, kryeministri Edi Rama nga Shkodra, tha se prej vitesh këtë qytet e ka qeverisur një dorë e mbrapshtë, dhe duke e lënë këtë qytet më të prapambeturin në krahasim për shumë vite.
Teksa ka sulmuar Partinë Demokratike, Rama ka befasuar me deklaratën për Sali Berishën, teksa e quajti një lider me karakter.
“PD sot është katandisur në një qenie si pa karakter, se të paktën Saliu ishte një lider me karakter. Karakter i mbrapshtë por me karakter. Po të jesh me Lulin, me Mediun, Dukën, Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe të pretendosh se po mbron aristokracinë shkodrane është kulmi. Është që të ulesh në gjunjë dhe t’i kërkosh ndjesë të gjithë atyre që e kanë bërë Shkodrën dhe rrotullohen në varr sa herë dëgjojnë një nga këto emra”, tha Rama.