Sot feston ditëlindjen krah PS-së, e gjeni dot sa vjeç bën këngëtarja e famshme shqiptare

Eneda Tarifa është një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar. Që nga këngët, tek drejtimi i “Portokallisë”, tek rolet e humorit në këtë spektakël dhe së fundmi si mbështetëse e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot artistja juaj e preferuar feston ditëlindjen dhe kjo është hera e parë që feston krah Partisë Demokratike, një kapitull i ri ky në jetën e saj. Eneda ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe bën një dedikim të rëndësishëm sa i përket kësaj feste që për secilin nga ne është e veçantë. Këngëtarja më 30 mars bën 39-vjeçe.

Po, sot kam ditelindjen. Nuk ka asgje te vecante nga ndonje dite tjeter ditelindjeje e cdokujt prej nesh, por ditelindjet jane te bukura se mbartin nje ndjesi shprese, celebrojne “jeten” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh). Mendoj se jetet tona duhet ti ndertojme vete, ti zbukurojme vete, pa u dorezuar asnjehere. Per mua ky eshte suksesi i nje jete kryesisht te lumtur. Dhe mos me thoni qe eshte ceshtje fati. Fati eshte vetem nje “kurthez i vogel” per te ndejtur rehat… Ajo qe nderton ne jete eshte vepra jote dhe kete mundohem ti mesoj Arias perdite. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me jepni cdo dite. Tagni miqte qe kane ditelindjen sot. Ju dua”, ka shkruar Eneda në Instagram.