Kanali i Suezit është një kanal artificial në Egjipt që ka marrë vëmendjen botërore pasi një anije e vetme e gjatë 400 metra e bllokoi duke e bërë botën të dukej si një fshat i vogël.
Askush nuk mund ta besonte që një anije e vetme mund të bllokonte njërën prej rrugëve më të ngarkuara të tregtisë botërore, duke shkaktuar madje edhe humbje ekonomike, shkruan Periskopi.
Por, kush e ndërtoi këtë kanal?
Ai u ndërtua për 10 vite nën kohën e sundimit të Perandorisë Osmane nga kompania Kanali i Suezit e formuar nga Ferdnand de Lesseps më 1858. Zyrtarisht ai u hap më 1869 dhe asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem të ngjashëm si ai që shkaktoi anija “Ever Given”.
Kanali iu ofron anijeve një rrugë më direkte mes Atlantikut Verior dhe oqeanit Indian verior përmes Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq duke shmangur kësisoj Atlantikun Jugor dhe oqeanet e Indianit jugor duke reduktuar distancën nga Deti Arabik për në Londër me afërsisht 8 mijë e 900 kilometra apo 8 deri në 10 ditë rrugëtim.
Vetëm në vitin 2020 besohet se rreth 18 mijë e 500 anije kanë kaluar nëpër këtë kanal, ose 51,5 anije në ditë.
Kanali aktualisht operohet dhe mirëmbahet nga Autoriteti i Kanalit të Suezit, që është kompani shtetërore.