Analisti Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se fushata e vaksinimit në Shqipëri, është në funksion të fushatës elektorale të kryeministrit Rama.
Curri tha se vaksinat po përdoren për të bërë politikë dhe për të grumbulluar pushtet.
“Shkencat sociale, janë bërë ose kanë qenë mjekësore dhe biologjike. Njeriu është shkencor dhe biologjik. Tani po kuptojmë, se kemi krijuar bio-sociologjinë. Nuk ndahet më politika nga shëndeti. Kanë qenë bashkë dhe ne tani po e kuptojmë.
Pushteti e përdor shëndetin e njerëzve, kryesisht këtë tragjedi apo flamë, për të bërë politikë, por për të grumbulluar pushtet.
Kam thënë do të përdoret vaksinë për t’u shkëmbyer për 4 vota. Kjo po ndodh. Erdhën fiks në ditën kur filloi fushata elektorale. Po vaksinohen moshat e vjetra që janë votues të PS. Do të vaksinohet edhe elektorati gri.
Unë e them, kush ma siguron vaksinën e çertifikuar, jo kinezen, unë personalisht do ta votoj”, – deklaroi Curri.