Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, është parë në rrjetet sociale se si e përdor biçikletën për të lëvizur në vendin ku shërben, në Hagë, në vend të veturës zyrtare.
Shumica e holandezëve përdorin rregullisht bicikletat për transport. Holanda njihet si vendi me më së shumti biçikleta në botë në raport me popullësinë: dy biçikleta për kokë banori. Duke qenë vend i sheshtë, holandezët kanë ndërtuar shtigje biçikletash gjithandej.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, është bërë sensacion botëror, duke shkuar në punë me biçikletën e tij. Së fundi, ai është parë duke shkuar me të në takim tek Mbreti në pallat.