Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Tiranë, e pranishme ka qenë edhe nr. 1 në listë, Luljeta Bozo. Gjatë fjalës së saj, Bozo u shpreh se nuk i kishte shkuar në mendje që të futej në politikë, por kryebashkiaku Veliaj i ka hequr pasiguritë. Po ashtu, për Bozon qeveria i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka dhënë dhe prandaj i duhet një mandat i tretë.
Bozo: Çdo e kisha imagjinuar, por që të isha në politikë as mendja nuk më shkonte. Kur më erdhi ftesa nga Rama dhe kur Veliaj më hoqi pasiguri, e kuptova se ne profesionistët jemi shumë të kërkuar. E pranova kërkesën, sepse PS është parti progresiste, me shumë vizion, që merr ata që merr përsipër. Nuk bën vaki që të ketë dhënë premtim e të mos e ketë mbajtur. Njerëzit duhet ta dinë se PS ka bërë punë të madhe dhe duhet që Partia Socialiste që të marrë mandat të tretë, me qëllim që punët të ecin përpara. Qeveria tregoi veten se di të menaxhojë situatën shumë mirë. Kemi Italinë, e shtata në botë dhe nuk ka strehuar të prekurit. Mandati i tretë i PS është për të mirën e vendit.