Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka mbrojtur sërish reagimin e saj të djeshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku tha se ai “ka dëshirë ta quajë veten kryeministër shqiptar, por fëmijët nuk i flasin shqip”.
Musliu ka kujtuar rastin kur Albin Kurti kishte deklaruar se “ka mbetur vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzen e Vuçiqit” si dhe rastin kur aktivistët e LVV-së kishin tentuar t’i shkonin në shtëpi Kadri Veselit.
Postimi i plotë:
“Kur jemi te femijet dhe familja: Kurti: Ka mbetur veç edhe djali i Thaçit te martohet me vajzen e Vuçiqit
Digjet vetura private e bashkeshortes se Ministrit Memli Krasniqit.
U sulmua me koktej mollotovi edhe shtepia e Isa Mustafes
Aktivistet e VV perleshen me policine, tentojne ti shkojne ne shtepi Kadri Veselit”-ka shkruar ajo.