Jozefina Topalli është shprehur se lëvizja që ajo drejton përfaqëson të djathtën e vërtetë e cila sipas saj është zhdukur nga politika me qëllim.
“Unë e ndiej veten si partia demokratike origjinale, lëvizja për ndryshim është një lëvizje e të djathtës e cila është zhdukur nga politika me qëllim.
Unë dua ta rikthej të djathtën në parlament për të qenë faktor., Nëse ne lejojmë që këto 3 forca që janë ekzistuese janë parti klienteliste që nuk e kanë proiritare funksionin publik dhe janë larguar shumë prej qytetarit, prej hallit të tyre”, tha ajo.