Artane Rizvanolli do të jetë ministre e re e Ekonomisë. Ajo nuk ka qenë aspak e njohur në opinionin publik dhe kjo ka rritur kureshtjen për të mësuar më shumë për të.
Nga një kërkim i shkurtër në internet, del se znj. Rizvanolli është ose ishte ligjëruese në Kolegjin Ri-invest që drejtohet nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ajo këtë funksion e ka kryer prej vitit të largët 2007.
Në vitin 2012, znj.Rizvanolli ka doktoruar në fushën e Ekonomiksit në Universitetin e Staffordshire, ku ka kryer studimet edhe vetë Lumir Abdixhiku, shkruan Periskopi.
“Pas angazhimit gjashtëvjeçar si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo e ka vazhduar punën e saj si hulumtuese dhe këshilltare për analiza dhe politika ekonomike në kuadër të organizatave të ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare në fushat si punësimi, zhvillimi i sektorit privat, efektet e diasporës në ekonomi, financat publike, etj.” – shkruhet në faqen e Riinvest.
Rizvanolli del se është 37 vjeçare.