Gjatë takimeve të ZVKM, Artan Grubi me liderët politik në Kosovë, ku u takua me kreun e LDK, AAK, PDK dhe u.d. Presidenten Vjosa Osmanin për bashkëpunim me të thellë por në agjendë kishte edhe procesin e regjistrimit.
Nga burime jo zyrtare pranë VV-së kuptojmë se Albin Kurti nuk ka pasur gadishmëri të takon Artan Grubin, ku dihet botërisht se BDI ka qenë kundër Albin Kurtit dhe ka lobuar në Kosovë për partitë tjera.
Po ashtu marrim vesh se Albin Kurti ka shpreh gadishmëri t’i ndihmon opozitës shqiptare ASH-AAA, ku edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit liderët e dy subjekteve opozitare Afrim Gashi e Ziadin Sela ishin në përkrahje të fuqishme të VV-së në Kosovë.
Kjo na le të nënkuptojnë se konstelacionet politike Kosovë, Shqipëri por edhe në Maqedoni po ndrojnë dhe po vijnë ndryshimet e mëdha që presin shqiptarët me vite.