Zinedine Zidane ka rihapur sërish debatin mbi mungesën e ftesave të Francës për sulmuesin e tij, Karim Benzema, i cili shënoi dy herë në fitoren e Real Madridit të shtunën.
33-vjeçari, i cili nuk ka luajtur për Francën që nga viti 2015, ka vazhduar formën e mirë me gola ndaj Celta Vigo (3-1).
“Ju nuk mund ta kuptoni se pse Benzema nuk luan për vendin e tij”.
“Shumë njerëz nuk e kuptojnë atë”.
“Por unë jam i lumtur si trajner i Real Madrid . Ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme për ekipin”, ka thënë Zidane.
Didier Deschamps nuk e ka ftuar Karim Benzeman që nga skandali me Mathieu Valbuenan.
Trajneri i Francë dhe ylli i Realit kanë pasur edhe kritika ndaj njëri-tjetrit disa herë.