Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara. Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, po del të jetë e kundërta në terren për shkak të mospastrimit kanë ndodhur bllokime e aksidente komunikacioni.
Saktësisht në Slivovë, tri vetura janë përplasur mes vete, duke shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh.
Gjendje jo e mirë e rrugës po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në një fotografi dërguar në redaksi shihen qytetarët që janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtyjnë ato me duar që të mos aksidentohen.
Po ashtu edhe në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka pasur pengesa gjatë lëvizjes. Në rrjete sociale janë publikuar foto ku shihen vetura të rrokullisura në këtë pjesë.
Ndërsa gjendja e rrugës Prizren – Gjakovë, është plotesisht e pakalueshme. Siç shihet në një video, dhjetra automjete janë bllokuar dhe po ashtu policia ka arritur në vendngjarje.
Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.
VIDEO: