Ylli i serialit popullor turk mahniti fansat me një ngjyrë të re të flokëve. Aktorja turke me origjinë gjermane, Meryem Uzerli (37), e njohur si Hyrrem në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”, tërheq shumë vëmendjen e publikut.
Aktorja shpesh eksperimenton me modelet e flokëve, kështu që vazhdoi në atë mënyrë, tani duke ua treguar ndjekësve të saj në Instagram ngjyrën e re të flokëve të saj.
Por kësaj here ndryshimi është drastik! – transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, Meryem i leu flokët me ngjyrë vjollcë.
Edhe pse shumë ndjekës u befasuan nga ndryshimi i saj, duke e pyetur pse e bëri, disa prapë thanë se ishte mirë.
Meryem Uzerli gjithashtu eksperimentoi me blunë për një kohë, kështu që ajo bëri një ndryshim të madh dhe i ngjyrosi atë në ngjyrë të gështenjtë dhe i shkurtoi në mënyrë drastike.
View this post on Instagram